top of page

Llalla flet për herë të parë për refuzimin e vizës në SHBA të Prokurorit

  • Apr 1, 2016
  • 1 min read

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për herë të parë në lidhje me refuzimin e vizës së prokurorit të Durrësit Agron Gjana. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Kryeprokurori pranoi se Gjana ishte parashikuar të ishte pjesë e delegacionit që do e shoqëronte atë gjatë vizitës zyrtare në SHBA, por që nuk ka mundur të shkojë për shkak se ambasada në Tiranë i refuzoi vizën.

Llalla tha se është në dijeni të argumenteve që ambasada amerikane dha për këtë refuzim, siç ishte mungesa e dokumentacionit dhe fakti që “rasti konkret nuk kishte besimin e plotë si prokuror për tu kthyer në Shqipëri.

“Këtë motiv ambasada amerikane ja ka përcjellë personalisht prokurorit të Durrësit”, shtoi Llalla.

 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon
bottom of page