top of page

Hapet ekspozita “Individualiteti në art” në galerinë “Saranda Art” (Foto)

  • Apr 1, 2016
  • 2 min read

Ngjyra, forma, koncepte dhe paraqitje e artit në forma të ndryshme, u prezantua mbrëmjen e së enjtes ku njëherësh edhe u bë hapja e galerisë më të re në kryeqytet “Saranda Art Gallery”. Gjashtë artistë ku pesë nga ta u prezantuan me piktura ndërsa njëri prej tyre ishte me skulpturë, punimet e tyre i prezantuan para një publiku shumë të madh, ku hapësira e galerisë ishte e vogël për ti zënë të gjithë, kështu që u shfrytëzua edhe hapësira jashtë objektit të “Saranda Art Gallery”. Të pranishmit u shprehën mjaft të kënaqur me atë se çka panë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa kuratori që ishte Ilir Muharremi, tregoi në pika të shkurta për këtë ekspozitë se çka përmban, dhe çka e veçon atë.

“Është ekspozitë e gjashtë krijuesve ku secili tenton ta shpreh atë personalen e tij përmes pikturës dhe skulpturës. Janë fokusuar më shumë në motiv, në ngjyrë, në kompozicion dhe në vijë do të thotë kjo është ajo çka i veçon krijuesit. Galeria s’është e njëjtë nuk është monotone dhe është tërheqëse”, theksoi për KultPlus Muharremi.

Ndërsa gjashtë artistët e kësaj ekspozite kolektive janë: Esat Valla, Avni Toplica, Agron Mulliqi, Gemb Xerxa, Suad Rama dhe Klodian Valla. Të gjithë artistët dukeshin të kënaqur me atë se çka prezantuan dhe me kritikat e mira që morën nga publiku, ata poashtu shprehën falënderim të veçantë për këtë galeri e cila është një mundësi shumë e mirë për promovimin e tyre.

“Jam prezantuar me katër piktura, cuple art, portret i momentit të femrës dhe mashkullit. Unë kam shumë ekspozita si kolektive ashtu edhe personale. Më vjen mirë që kjo galeri po vazhdon edhe më tutje, dhe më vije mirë që është aktivizuar përsëri me një emër tjetër”, tha për KultPlus piktori Agon Mulliqi.

 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon
bottom of page